6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Kurti gënjeu për bordet, e mbushi me militantë që thotë janë të shkolluar

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, duke folur për rrëzimin e qeverisë Kurti, ka thënë se që nga fillimi ata s’i kanë besuar koalicionit, ndërsa në kohën kur kryeministri filloi krizën politike, vendi ishte pikërisht në kohë pandemie.

“Historia jonë, qoftë me presidentin Thaçi, nuk është që na bën më të dobët, por më të fortë.Ne e kemi parë një thyerje të gjitha principeve kur ka qenë opozitar Kurtin.Jemi më besnik, ndaj zërit opozitar dhe kërkesave të qytetarëve se VV.

Qeveria filloi të paraqitej me rreziqe, njëherë vet kriza që e krijuan brenda, ku u harru pandemia, por jo dhe në terren.

Fokusi kaloi në një pseudobetejë, ky ishte rrezik, se qeveria fokusohej në luftë me njëri me tjetrin. Qeveria u rrëzua vet.

Kurti në atë kohë s’e bëri as tentimin për me ruajt shumicën, për betejën kryesore, por ai vazhdoi me avazin e tij të pseudomosnënshtrimit dhe e përçajti shumicën.

S’i kemi besu këtij koalicioni që nga dita e parë.

Nuk kemi nënshkru mocionin e mosbesimit, në debatin parlamentar s’kemi marrë pjesë gjithashtu. Kjo ishte një bukë e thyer. Rreziku i dytë, qëndrimi i Kurtit, të keq në raport me SHBA-të. Ajo e vendosi Kosovën në një trajktore tjetër të paqartë. Në politikë reale kemi një bosht që na mbështet.

Ne s’kemi pas as s’kemi asnjë arsye që mos ta mbajmë arsyen e 6 tetorit, ende s’po i fryejmë asnjë përçarje, ne s’do të jemi pjesë e qeverisë”, ka thënë Ismaili në Pressing, përcjellë Indeksonline.

Duke folur për dialogun ai ka thënë se ai është zgjatur shumë, por ka pas edhe të mirat e të këqijat. Ndërsa komentoi edhe punën e Kurtit si kryeministër, të cilën e kritioi.

“Dialogu s’është e PDK-së, por e shoqërisë, e spektrit politik. Edhe ne si parti dhe Veseli që ka thënë, do të mbështesim në çështjet e mira.

S’do të flas për ministrat se ata kanë qenë në fillim, nuk e vë në dyshim edhe punën e mirë të disave. Por, si kryeministër Kurti ka bërë një mori gabimesh, që nga bashkëpunimi me SHBA-të, por edhe në qeverisje, s’ka diskutu një plan të tij në Kuvend. Është mundu me kontrabandu buxhetin.

Ka bërë gabime nga një kryeneçësi, që mi ba të gjitha ai vet. Duke e përjashtuar opozitën e në fund edhe partnerin.

Kjo ka qenë një qeverisje me shumë ngritje e zbritje, në fund e shkeli dhe Kushtetutën. Për shkak të inatit të tij, ai edhe nëse s’ishte shkarku, është dasht me dhënë dorëheqje.

Në fund tani kurorën ia ngriti, e mbushi sot me militantë të tij. Të gjithë kandidatë, po e arsyetojnë që janë militantë me përvojë të shkolluar.

Një gënjështer e radhës për bordet, më vjen keq, s’më vjen keq një kryeministër që i then aq shpejtë parimet dhe adresë të moralit që e ka qujt vetën. Nëse ai ka nënshkru dokumente që asnjëherë s’do ta bëj një gjë të tillë dhe sot i vendos dhe i arsyeton dhe nuk qëndron.”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles