Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme.
Statusi i plotë:
Kosova bëhet shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të nisë hulumtimin “STEPS”. Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme. Përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit. Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve.👨👩👧👦✅