7.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga LVV dhe LDK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur për veprimtari të tyre kazinotë – tashmë të ndaluara me ligj.

Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së e quan shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.

“Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit”, tha ai.

Sipas tij, me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni.

“Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë: Pengimin e marrjes së vendimit. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.”

“Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles