Ish ushtari i UÇK-së në Pashtrik Driton Smakaj nga Budapesti kujton Heroin Malush Ahmeti
Prishtinapress
Saherë i kujtoj dëshmorët, i them vetes:
NDAL! Nuk ke bërë asgjë për atdheun.
Edhe largohem diku në heshtje dhe mendoj…e mendoj sa të vegjël jemi para madhështisë së tyre.
Sot kujtoja rënien e heroit Malush Ahmeti. Gjatë granatimeve në fshatin Rezallë (me 11 shtator 1998), në mesin e civilëve të tjerë, humb jetën edhe djali i vogël i komandantit, Leotrimi (7 vjeçar).