Site icon Prishtinapress

Ish-ushtari i UÇK-së lëshon Kosovën – thotë se përkundër kontributit në luftë e pas luftës, nuk pati kurrë mbështetje institucionale

Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë, kontribuuesit e vendit, në luftë e në paqe po ikin nga Kosova për një jetë më të mirë.

E gjithë kjo, pasi janë të zhgënjyer nga sistemi aktual politik, ekonomik e social.

Një rast i tillë është edhe ai i Adnan Hysenit nga Peja.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka renditur arsyet që e kanë shtyrë ta merr vendimin për t’u larguar nga Kosova.

Adnani së bashku me vëllain e tij Avniun, i cili nuk jeton më, kishin dhënë kontribut të madh si gjatë luftës po ashtu edhe pas saj.

Të dy kishin qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ata njihen si kontribuues në fushën e sportit dhe humanist të mëdhenj në shumë iniciativa.

“Po largohem fal mosvlersimi të duhur nga ju që ju qëndrova besnik ndër vite! Shpresoj ta keni durimi ta lexoni dhe mirëkuptoni. Ne kuadër të rrugëtimit tim jam mundu me qenë modest dhe kontribuues ashtu ishim eduku nga nëna jonë, rrugëtimi im dhe i vllau tim Avnisë qysh kur mbetëm jetim unë 8 vjeç e ai 6. Ishte i ndershëm dhe kontribuues e që për këtë jam falënderues ndaj Zotit që na dha mundësinë por edhe nënës që e sakrifikoi jetën duke u përkujdes dhe eduku përkundër shumë vështirësive që ja dha jeta duke pas dy role (babë dhe nenë) por qëndroi heroin dhe e sakrifikoi jetën për ne (4 fëmijët e saj)”, thotë Adnani.

“Nga viti 1999 deri në vitin 2019 kur humba shokun e jetës Avnin në këtij rrugëtimi ia shtuam edhe kontributet tjera si biznesi (Space Club ne Peje) ku punësuam qindra të rinj për 20 vite, u munduam të kontribuojmë edhe në humanizëm sepse e dinim se sa vështirë është kur një familje ka halle sepse i kishim përjetu ato në fëmijëri, kontributi im dhe i Avnisë po edhe i gjithë familjes ishte edhe në politikë ku ishim afër gjithmonë dhe besnik 100 % ndaj Ramush Haradinaj por edhe partisë AAK-së deri te vota vendimtare për ta krijuar edhe Qeverinë.

Kontributi i radhës ishte sporti (Futsall) në kuadër të FFK-së ku në vitin 2008 krijuam dhe organizuam në çdo aspekt profesional duke afru, eduku dhe mbështet edhe financiarisht qindra të rinj ku për 11 vite shpenzuam 600.000 euro ,duke mos i harru edhe aktivitetet tjera e që ishin në shërbim të atdheut ku pasi humba vëllanë me 31.12.2019, u mundova që së paku në sport të vazhdoj të kontribuoj edhe pse isha i thyer shpirtnisht po fatkeqësisht e pata të vështirë sepse nuk gjeta mbështetje e duhur as nga jashtë klubit e në momente më të vështira as nga brenda sa meritonte një projekt sportiv e që ishte ne interes të qytetit (Pejës) po edhe atdheu e jo i imi e as i familjes”, shkruan ndër të tjera Adnani.

Shkrimi i plotë në llogarinë e tij në Facebook.

Exit mobile version