13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së, Agron Limani ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Limani njoftimin për ftesë nga Gjykata Speciale e ka bërë në Facebook, ndërsa theksoi se gjatë 20 vjetëve Serbia në vazhdimësi fabrikoi gënjeshtra, kurse organet tona nuk arritën të dokumentonin krimet e luftës nga Serbia.

“Heshtja institucionale (vendore dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për mbulimin e krimeve serbe”, shkruan Limani.

Lexoni të plotë postimin e Limanit:

“Pasi është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla, edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar. Pra, kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se ajo, kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizoj kryekëput gjykime kundër shqiptarëve.

Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata, të cilët nocionit drejtësi, i humbën çdo vlerë, e sollën në një gjendje të tillë, e cila do tu shërbente si alibi ‘miqve’ të Kosovës për të formuar një gjykatë të tillë një etnike, në të cilën nuk do të gjykohet asnjë serb, pavarësisht krimeve të bëra në vendin tonë.

Indiferenca shumëvjeçare e institucioneve tona karshi krimeve serbe, ka shërbyer si motiv i mjaftueshëm për formimin e kësaj gjykate diskriminuese kundërshqiptare.

Gjate 20 viteve, Serbia në vazhdimësi fabrikoi gënjeshtra, kurse organet tona nuk arritën të dokumentonin krimet e luftës. Heshtja institucionale (vendore dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për mbulimin e krimeve serbe. Prandaj jo rastësisht serbët nga kriminel u kthyen në viktima.

Bartësit e institucioneve tona, në vend që të formonin organe kompetente për të mbledhur fakte dhe dëshmi për krimet serbe, ata kryesisht u morën me pasurimin e tyre.

Maksima ‘ra kau shpëtoi shkau’ i përgjigjet më së miri sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve tona.

Klasa jonë politike temën e krimeve serbe e aktualizonte sa herë kur kjo i shërbente për interes personal apo grupor, por asnjëherë nuk e trajtuan me seriozitetin e domosdoshëm institucional, trajtim i cili do tu sillte drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre.

Historia më e re e Kosovës padyshim se do të shënojë në analet e saj një fenomen, me gjasë të paparë më parë, fenomenin sesi indiferenca e viktimës ndikon në shfajësimin gradual të kriminelit dhe me këtë suksesshëm bënë ndërrimin e pozicioneve mes viktimës dhe kriminelit.

Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falënderoja ata të cilët e kurorëzuan këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponsorizuesit e tyre. Emrat e tyre padyshim do të skaliten me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles