Site icon Prishtinapress

Ish-ministrja e PDK-së uron Vjosa Osmanin dhe 5 ministret e Qeverisë Kurti

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Washington, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku thotë se kjo është “një ditë për gratë në Kosovë”, pasi më herët u emëruan edhe 5 gra në poste ministrore.

“Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e Kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky hap i madh vjen pas emërimit të 5 grave të mrekullueshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, shkroi Çitaku.

Vjosa Osmani, në seancën e sotme të orës 19:00, u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro dhe asnjë kundër.

Exit mobile version