Site icon Prishtinapress

Ish-ministri: Kurti le të merret edhe me mbi 200 zyrtarë serb që marrin paga pa shkuar asnjë ditë në punë

Qeveria e Kosovës mori sot disa vendime, ndër ta edhe shkarkime të shumë zyrtarëve.

Pas këtyre vendimeve të marra nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka reaguar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani tha se mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë.

Sipas tij, Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të vendit.

Postimi i plotë:

Mbi 200 zyrtarë serb marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë. Këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës.
Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen.

Exit mobile version