Site icon Prishtinapress

Ish-gjyqtari i EULEX’it për skandalin e Lajçajkut: BE’ja nuk e njeh Kosovën

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili përpos skandalit me hartën, dje në postimin njoftues për bisedën që pati me Besnik Bislimin, aktualisht zëvendëskryeministër, nuk e përmendi fare Kosovën.

Me anë të një postimi në twitter, Simmons ka thënë se ai personalisht nuk kujton ndonjë zyrtar të lartë evropian që Kosovës i është referuar “Republikë”.

Madje ka thënë se për këtë ka arsye, dhe ajo është se BE-ja nuk e njeh Republikën e Kosovës.

“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej ‘Republikës së Kosovës’ dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Simmons, ish-gjyqtar i EULEX-it është në pritje të ftesës nga Kuvendi i Kosovës për të raportuar aty për shkeljet që janë bërë në këtë mision.

Këtë kërkesë ai e kishte parashtruar shumë më herët, mirëpo që ndërrimi i qeverive e ka vonuar edhe raportimin e tij në Kuvend.

 

Exit mobile version