Ish-ambasadorja e Kosovës vazhdon të përdor tragat diplomatike dy vite pasi ka përfunduar mandatin

0
42

Ish-diplomatja kosovare ne Hungari, Luljeta Vuniqi edhe pse ka kohë që i ka kaluar mandati si ambasadore, ajo vazhdon t’i përdor targat diplomatike në veturën e saj në Prishtinë.

Edhe pse pothuajse pas 2 vite që kur ish-ambasadorja Vuniqi është zëvendësuar nga ambasadori Shpend Kallaba në nëntori të viti 2018, ajo ka vazhduar të udhëtoj si një diplomate e Kosovës.

Ambasadori Kallaba, në nëntor te vitit 2018, është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë ne Hungari dhe nga janari 2019, shërben në Ambasadën e Kosovës ne Hungari.

“Fiks Fare” ka zbuluar se ish-ambasadroja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik.

Rreth dy vjet më parë Luljeta Vuniqi u largua nga posti i ambasadores, por veturën me targa diplomatike vazhdoi t’i përdorte edhe me tutje.

Ajo nuk pranoi të përgjigjej për targat e veturën të parkuar poshtë banesës së saj, por pas dy ditësh i zëvendësoi ato me targa normale.

Gazetarja e “Fiks Fare” ka kontaktuar me autoritet në Hungari, të cilët i janë përgjigjur se zonja Luljeta Vuniqi nuk është më në funksionin e saj në Budapest, duke i rekomanduar të bisedojë me autoritet në Kosovë.

Gjithashtu, ajo ka kontaktuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme në Prishtinë, ku fillimisht i thanë që mund të prisni për ndonjë intervistim të ministres Haradinaj-Stublla, por vetëm pak minuta më vonë sigurimi i tha se duhet ta lironi menjëherë objektin.

Madje i’u ndalua edhe të filmonte nga jashtë objektit. Sigurimi i objektit i kthehet gazetares duke i thënë që nuk mund të xhirosh këtu edhe pse ajo i tha që tashmë gjendet jashtë objektit të ministrisë.