Site icon Prishtinapress

Ish ambasadori i Shqipërisë në Angli, sot do të vizitoj Bekim Jasharin në Skenderaj

Mal Berisha ish ambasador i Shqipërisë në Angli, ndërkaq tani drejtor i kompanisë më të madhe në industrinë e sigurimeve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”Sigal Uniqa Group Austria” gjatë ditës së sotme do të vizitoj qytetin e Skenderajt.

Merret vesh se Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në orën 14: 00 do të zhvilloj një takim me diplomatin dhe biznesmenin e suksesshëm Mal Berisha në sferën e ekonomisë.

Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me jetën kulturore në Shqipëri. Ai është një studjues, historian  dhe ka botuar një numër librash  dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.

Mal Berisha jo vetëm që ka treguar sukses në fushën e diplomacisë, por ai njihet edhe si autor dhe përkthyes i disa veprave.

Exit mobile version