Ischinger mbështet idenë e Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë

0
13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se Serbia po vazhdon me fushatën për ç ‘njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mire duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.

Në këtë postim të Kurtit, një koment e bëri edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger. /Telegrafi/