Site icon Prishtinapress

Isa Mustafa takon Fatmir Limajn, dakordohen për bashkëpunim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot pas takimit që kishte me liderin e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe kreun e Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Mustafa e Limaj janë dakorduar në parim për një koalicion, mirëpo kjo do të formalizohet vetëm pasi presidenti ta mandatojë LDK-në për krijimin e qeverisë së re.

IndeksOnline sot ka raportuar ekskluzivisht për këto takime të Mustafës dhe për takimin e presidentit Thaçi me liderët e partive politike që do të ndodhë pas pak kohe.

Të gjitha këto zhvillime kanë ardhur pas letrës së pesë të cilën presidenti ia ka dërguar kryetarit të VV-së Albin Kurti për ta njoftuar se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version