Site icon Prishtinapress

Isa Mustafa takohet me tre ambasadorë të ndryshëm

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka patur takime të ndara me tre ambasadorë.

Me një njoftim në Facebook, Mustafa tregon se ka takuar Francës, Didier Chabret, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi ndërsa dy ditë më parë edhe ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.

Temë e diskutimeeve thuhet se ka qenë situata politike në Kosovë dhe roli që LDK do të jap në këtë fazë.

“Sot, kisha kënaqësinë të pres në vizita të ndara ambasadorin e Francës, z. Didier Chabret dhe ambasadorin e Italisë, z. Piero Cristoforo Sardi.

Para dy dite, po ashtu, takova ambasadorin e Norvegjisë, z Per Strand Sjaastad. Biseduam për ecuritë e fundit politike në Kosovë, pikëpamjet dhe këndvështrimet e LDK-së për dialogun dhe rolin e saj si parti më e madhe politike në Kosovë. Shpreha qëndrimin e qartë të LDK-së se vetëm përmes dialogut mund dhe duhet të zgjidhen çështjet me fqinjët dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Se, LDK është e përkushtuar që dialogu të zhvillohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira të parakohshme. E shtruam nevojën që ky dialog të jetë transparent, të ketë pajtueshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë, të përcaktohet formati, përmbajtja dhe objektivat që duhet të arrihen. Theksuam se për LDK-në është e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve ashtu siç është i papranueshëm një asociacion apo formë tjetër e autonomisë me kompetenca ekzekutive.

Ambasadorët shfaqën interesimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e sajë eurointegruese, pjesë e rëndësishme e së cilës është normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë, duke u shprehur për nevojën e një roli sa më aktiv të LDK-së. Në takim morën pjesë edhe z. Avduullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe znj. Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë” shkruan Mustafa.

Exit mobile version