9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa mbron Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë bashkë-partiakes së tij Vjosa Osmani në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave.

Në këto të fundit kanë qarkulluar disa fotografi, ku kinse babai i Osmanit, ishte pjesë e policisë serbe.

E kjo ka zgjuar reagimin e të parit të LDK-së, e cila ka marrë qeverisjen në vend pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Mustafa ka thënë se nëse ka pasur argumente, pse ato nuk janë prezantuar para se Vjosa Osmani të zgjidhej kryetare e Kuvendit.

“Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani është neveritës. Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo përmes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, përgjigjja në lidhje me këto sulme ndaj kryetares Vjosa Osmani është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë argumente kundër saj, andaj si të tilla janë neveritëse.

“Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”.

“Jam ndër ata që pareshtur më është sulmuar familja. Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një numër i madh shpifjesh, po publikohen e shpërndahen këto ditë, por thotë se  kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denoncohen shpifësit e të ndiqen rrugët ligjore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles