Site icon Prishtinapress

Isa Mustafa mbledh nesër Kryesinë e partisë

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme në vend, ende nuk është arritur të krijohet Qeveria e Re.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli si parti e parë, një koalicion i mundshëm me Lidhjen Demokratiket ë Kosovës nuk po arrihet ende.

Lidhur me gjithë këto zhvillime, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur mbledhje për ditën e nesërme.

Mustafa ka thirrur Kryesinë e partisë për të zhvilluar mbledhje nesër me fillim nga ora 10:00

Ndryshe VV zhvilloi sot një takim me grupin e ri parlamentar, teksa nuk u dha ndonjë detaj se çfarë saktësisht u diskutua.

Mbete të shihet nëse koalicioni do të lidhet deri nesër në ora 15:00 kur edhe do të mbahet seanca e legjislaturës së shtatë të Kuvendit ë Kosovës.

Exit mobile version