6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa, beson në pafajësinë e Haradinajt

Pas dorëheqjes  Ramush Haradinaj nga kreu i qeverisë, ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se ndjen keqardhje që dorëheqja e kërkuar në vijimësi e Haradinajt nga ana e partisë së tij po ndodhë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës”, tha Mustafa.

Ai shprehu besimin se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Haradinaj do të provohet i pafajshëm dhe njëherë tjetër.

“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, përfundoi Mustafa.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles