11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

IPK rekomandon suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga  disa zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime hetimore dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës  (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë) deri në përfundim të këtij hetimi penal.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles