7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

IPK jep detaje për arrestimin e udhëheqësit të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje të reja për operacionin policor “Ryshfeti”, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një zyrtari policor dhe një qytetari.

Në njoftimin e bërë nga IPK, thuhet se zyrtari policor me inicialet L.O (zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) është arrestuar nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK bën të ditur se të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

“Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se dy të dyshuar (zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) mund të jenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit ndaj dy zyrtarëve policorë dhe një qytetari.

Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, mbrëmë në Prishtinë është realizuar operacioni koduar me emrin ‘Ryshfeti’ i cili rezultoi me arrestimin në flagrancë të një zyrtari policor dhe një qytetari.

Zyrtari policor me inicialet L.O (zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) është arrestuar nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ‘Ryshfeti’ ka vazhduar me bastisje në dy lokacione të ndryshme (një në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri) ku janë gjetur prova të konsiderueshme dhe është arrestuar edhe i dyshuari tjetër – zyrtari policor me inicialet L.M (rreshter policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit).

Rreshteri policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’, ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve’.

Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles