18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Intervistohen nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së gjenden në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.

Ata janë ftuar nga Specialja në cilësinë e të dyshuarve, ku tani edhe po merren në pyetje.

Haradinaj sapo ka hyrë në Gjykatë, ku do të merret në pyetje nga prokurorët e dhomave të specializuara.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrat, Jakup Krasniqi ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Speciales.

Ndryshe, ftesë këto ditë kanë marrë edhe Bislim Zyrapi, Sokol Bashota, Shukri Buja e të tjerë ish-luftetar të UÇK-së.

Vajza e Bujës, Trëndelina ka thënë për Indeksonline se babai i saj ka përfunduar intervistimin, ndërsa sot kthehet në Kosovë.

Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Specialja.

Ai tha se atje po shkon si qytetar i Kosovës dhe jo përfaqësues i shtetit./Indeksonline/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles