19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Intervistë/Bekim Jashari: Po e kthejmë besimin e qytetarëve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur i kënaqur me qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, por ka thënë se ende ka shumë për t’u bërë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është duke punuar në mënyrë transparente duke dhënë llogari para qytetarëve për çdo vendim.

Pavarësisht prej sfidave, ai ka premtuar se do ta vazhdojë realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Jashari ka treguar se është duke u punuar maksimalisht për ta kthyer besimin e qytetarëve në Komunën e Skenderajt.

Ai ka bërë me dije se deri më tani punët kanë ecur mirë dhe janë në drejtim të realizimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Jashari ka thënë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet e nivelit qendror.

Kryetari i Skenderajt ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, duke thënë se kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen në mungesë të menaxhimit të mirë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Në vazhdim intervista e plotë:

“Epoka e re”: Z. Jashari sot jeni takuar me ministrin e Diasporës z. Dardan Gashi me të cilin jeni pajtuar që me 1 dhe 2 gusht manifestimi i Ditës së Diasporës të mbahet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, mund të na tregoni se cilat do të jenë aktivitetet që do të realizohen gjatë këtyre dy ditëve në Prekaz?

Jashari: Sot jemi takuar me Ministrin e Diaspores z. Gashi me të cilin jemi dakorduar qëky event të mbahet në Skenderaj, ku do të përfshihet diaspora gjithëshqiptare.

Në këtë aktivitet jemi bashkë me ministrinë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrinë përkatëse të Qeverisë së Republikës së Shqiperisë. Parimisht u pajtuam që të bëhet ky organizim me një Kshillë Organizativ në mes të komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës, kshilli do të fillojë punën në javën e ardhshme ku do të finalizojë agjendën e ministrisë për shënimin e kësaj dite me aktivitetet e parapara nga Drejtoria Për Kulurë Rini e Sport në komounen tonë.
Për shkak se kompleksi memorial “ADEM JASHARI” në Prekaz është nën menaxhim të Agjensionit për Memoriale dhe janë bërë shumë investime, pas pjesës foliore pjesa artistike do të zhvendoset në sheshin e qytetit në Skenderaj.

Per të gjitha detajet dhe datat si dhe aktivitetët do të njoftoheni me kohë pasi të jetë harmonizuar dhe finalizuar agjenda me aktivitetet e parapara për shenimin e ditëve të mërgatës.

“Epoka ere”: Kryetar sa jeni të kënaqur me qeverisjen e deritanishme në Komunën e Skenderajt

Jashari:
Eshte herët të flitet për këtë, por, po punojme pastër dhe me transparencë, po japim llogari para qytetarit për çdo vendim dhe kjo me bënë të ndihem mire, po zbatohen ligjet, kemi filluar mire po bëhen veprime ligjore e pune të mëdha, por, gjithmonë ka vend per ma shumë punë.
Une nuk knaqem derisa t’i realizojmë projektet që permirësojnë direkt jetën e qytetarëve të Skenderajt tonë.
Qeverisja lokale është sfidë jemi të vetëdishëm për këtë, por sigurt po ecim drejt kthimit të besimit të qytetarve në institucionin e tyre në Komunen e Skenderajt.

“Epoka e re”: Duke pas parasysh se ju jeni kryetar i pavarur sa po keni vështirësi që të realizoni programin tuaj qeverisës? Keni arritur që t’i tejkaloni mospajtimet me PDK-në që keni pasur në fillim të mandatit tuaj gjatë punës së Kuvendit Komunal të Skenderajt?

Jashari:
Une si kryetar i pavarur prej që kam filluar qeverisjen së bashku me stafin jemi duke u angazhuar gjithnjë që t’i realizojmë prioritetet tona dhe në këtë mënyrë të realizohet sa më mirë programi ynë qeverisës, deri më tani punët kanë hecur mirë dhe jemi në drejtim të realizimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse gjë që ka qenë edhe zotim i yni. Poashtu ne jemi duke bashkëpunuar në mënyrë të duhur me anëtarët e kuvendit komunal dhe unë të gjithë këta anëtarë i shoh të njëjtë,kam kontakte dhe partneritet me secilin nga ta për të mirën e qytetarëve, do të thotë nuk më bëjnë përshtypje se nga cilat parti politike ata vijnë. Qëllim i imi është që të sjellim gjëra të mira në kuvend që janë në interes të qytetarëve tanë dhe ato gjëra së bashku t’i shtyjmë para.

“Epoka e re”: Gjatë kësaj periudhe sa keni arritur që t’i realizoni kërkesat dhe pritjet e qytetarëve?

Jashari:
Ne dimë që kërkesat e qytetarëve janë relativisht të mëdha me buxhetin që ka Komuna, mirëpo ne jemi të përkushtuar që aty ku është më e nevojshmë të fillohet së pari dhe kështu duke alokuar investimet sipas rëndësisë dhe kërkesave që janë në prioritet. Duke krijuar kështu një frymë ekuilibruese dhe duke bindur qytetarët se investimet me të vërtetë janë duke ndodhur aty ku është më se e nevojshme dhe pastaj duke vazhduar tutje.
Gjithashtupobëjmë të pamundurën që të ndermarrim të gjitha veprimet e nevojshme që të përmirësojmë jetën e tyre duke ofruar shërbime cilësore në të gjitha sferat e qeverisjes komunale.

“Epoka e re”:Cilat janë raportet në mes të Komunës së Skenderajt dhe Qeverisë në nivelin qendror, e keni mbështetjen e Qeverisë Haradinaj për realizimin e projekteve që janë në interes të Skenderajt?

Jashari:
Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim të mirë me nivelin qendrorë, dhe poashtu si Kryetar kam raporte të shkëlqyera me Kryeministrin Haradinaj, i cili është duke u munduar të na mbështesë brenda hapësirave që ka, gjithashtu raporte të mirakam me të gjitha institucionet e nivelit qendrorë.
Deri tani ne kemi nënshkruar disa memorandume mirëkuptimi për realizimin e projekteve në Komunën tonë me ministritë përkatëse. Pra kemi nënshkruar me ministrinë e Ambientit, Infrastrukturës, dhe Kulturës. Poashtu jemi duke pritur që në vazhdim të nënshkruajmë me ministrinë e Arsimit si dhe memorandume tjera që i kemi me disa ministri tjera.

“Epoka e re”: Tashmë është proceduar për Kuvend miratimi i një ligji të veçantë i cili me atë të se cilit do të trajtohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Prisni që Kuvendi sa më shpjet ta aprovojë këtë ligj në mënyrë që kompleksi të shpëtojë nga shembja?

Jashari:
Kuvendi ka për detyrë nxjerrjen e ligjeve të mira dhe lehtsishtë të zbatueshme, edhe ligji i vjetër nuk e ka ndaluar trajtimin e kompleksit, restauriminin dhe konzervimin e objekteve në kompleks, Kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen, nuk është funksionalizuar me kapacitetet e nevojshme Agjensioni për Memoriale në mënyrë që të menagjojë me kompleksin përkujtimorë “ADEM JASHARI” në Prekaz.
Edhe kështu siç ka qenë ky agjension nuk ka qenë në nivelin e deshiruar në kuptimin funksional, nuk është menagjuar si duhet.
Ligji ka mengësi dhe institucionet përkatse duhet të fokusohen sidomos tek elementet përmbajtësore juridike të jenë të saktësuara, të mos ketë shumë kuptimësi dhe të jet lehtësisht i interpretueshëm, duke paraparë të gjitha rrethanat e nevojshme që e rregullojnë hapësirën brenda kompleksit dhe sjelljet e personave juridik dhe fizik brenda atyre hapësirave.

Komisionet parlamentare dhe sponzoruesi i ligjit do të duhej të trajtonin të gjitha kërkesat e palëve të interesit në Kompleks dhe nëse është nevojë të dal edhe në seancat e dëgjimit publik ku njerëzit e profileve të ndryshme kishin mundur me jap ide dhe forma të ndryshme organizative të cilat hartuesi do të harmonizonte dhe t’i saktësonte në aspektin juridik brenda dispozitave dhe neneve të këtij ligji.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles