Site icon Prishtinapress

Interpol ekstradoi 108 persona në Turqi

Më shumë se 100 persona janë ekstraduar për në Turqi gjatë vitin 2017, thonë burimet e sigurisë së këtij shteti. Këto ekstradime janë mundësuar nga bashkëpunimet e policisë turke dhe vendeve tjera ku vepronin personat e akuzuar.

Departamenti i Interpol-Europol i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë pati arrestuar gjithashtu 81 persona gjatë vitin 2016 kurse 10 më shumë në vitin 2015, shkruan Aa. Numri më i madh, rreth 17 persona u ekstraduan nga Gjermani, numër ky që u pasuar nga Gjeorgjia me 12 persona, Azerbajxhani me 11 dhe Republika Turke e Qipros Veriore me 10 të dyshuar.

Gjithashtu, rreth 21 të dyshuar u ekstraduan në Turqi, nga Azerbajxhani dhe Spanja, nga dy prej Mbretërisë së Bashkuar, Taxhikistani dhe Suedisë, e nga një për vendet si Bullgaria, Kazakistani, Franca, Maroku, Maqedonia, Paraguai, Austria, Gjermania, dhe Serbia, transmeton Indeksonline.

Njëmbëdhjetë nga të dyshuarit u akuzuan se kanë qenë anëtarë të Organizatës së Fetullah Terrorist (FETO), 23 për kontrabandën e drogës dhe dy të dyshuar u akuzuan për akuza terroriste.

Për herë të parë, Peruja, Kosova, Mali i Zi, Myanmar, Tajlanda, Malajzia dhe Kina kanë ekstraduar të dyshuarit për trafikim dhe terrorizëm. Policia turke gjithashtu bëri të mundur ekstradimin e anëtarëve të lartë të FETO nga një nga Malajzia, Qiproja Veriore, Tailanda dhe Bahreini dhe dy terroristë të PKK nga Libani dhe Siria.

FETO dhe udhëheqësi i saj amerikan Fetullah Gulen, patën orkestruar grushtin e për të rrëzuar qeverinë turke më 15 korrik 2016. Sulm ky që la 250 të vdekur dhe rreth 2,200 të plagosur. Ankaraja zyrtare gjithashtu akuzon FETO për një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, si dhe nga SHBA e Bashkimi Evropian. Në fushatën e saj terroriste më shumë se tre dekade kundër Turqisë, më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë.

Exit mobile version