12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Infermierët e Infektivës të pakënaqur me 300 euro shpërblim nga Ministria e Financave

Aida Hasanaj, infermiere në Klinkën Infektive në Prishtinë, ka shprehur paknaqësi ndaj vendimit të Ministrisë së Financave për shpërblimin e mjekëve dhe infermierëve me nga 300 euro.

Hasanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se infermierët dhe kolegët e klinikave tjera largohen nga ata, nga frika për arsye se punojnë në Klinikën Infektive.

“I nderuar z.Bislimi a nuk është ky që ky diskriminim që të na shpërbleni me 300 euro. Në qoftë se jemi të barabart me kolegët nëpër klinikat tjera, pse u dashka që të sakrifikojmë shëndetin tonë”, ka shkruar Hasanaj.

” Nuk mund të stimulohemi njejë me të tjerët, ne e kemi jetën më të rrezikuar, pasi ka 12 orë po punojmë pa ndal”, tha Hasanaj.

Hasanaj thotë se nuk ka takuar prindërit e saj për 3 javë, pasi ka frikë se mund t’i infektojë ata. Ajo kërkon rritje të shpërblimit dhe të mos stimulohen njejtë me kolegët e tjerë.

Ajo kërkon të mos injorohen me nga 300 euro, pasi sipas saj, ata rrezikohen më shumë sesa të tjerët.

Dje është propozuar nga Ministria e Financave, që mjekët të shpërblehen me nga 300 euro për punën e tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles