Infektologu Krasniqi jep alarmin: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë

0
16

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus janë stërnagrkuar spitalet me pacientë.

Krasniqi ka thënë se situata është rënduar shumë.

“Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Kujtojmë, që gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 11 persona nga Covid-19 dhe janë shënuar 478 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 478 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.