Ciro Immobile është duke shprehur që të thyejë rekordin e Gonzalo Higuanit që ka shënuar 36 gola në edicionin 2015/16 kur ishte te Napoli.
Sulmuesi i Lazios ka shënuar 34 gola deri më tani, derisa ka edhe dy ndeshje për të tentuar të thyejë rekordin e sulmuesit të Juventusit.
Immobile me 34 gola të realizuara në këtë edicion, i bije që ka shënuar gol për çdo 88 minuta.
Higuain qëndronte edhe më mirë, pasi kishte realizuar 36 gola në vetëm 35 ndeshje te Napoli në sezonin 2015/16.
Pipita po ashtu kishte shënuar vetëm tri penallti, për dallim nga Immobile që kishte 14 deri më tani.
Kujtojmë se në vendin e dytë si golashënuesi më i mirë në histori të Serie A është legjenda e Milanit, Gunnar Nordahl me 35 gola në sezonin 1949/50.