Site icon Prishtinapress

IKSHPK’së: 5 viktima dhe 382 raste të reja të infektuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste.

Exit mobile version