Derisa numri i të infektuarve me koronavirus në vend ka arritur në nëntë, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka porositur qytetarët sërish që të qëndrojnë në shtëpi.
Në njoftimin e tyre thuhet se “ ju lutemi me shpirt” që mos ketë shtrëngim duarsh, përqafime dhe të qëndrohet në distancë nga njëri-tjetri së paku dy metra larg.
Gjithashtu u tha se edhe bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur në Kosovë të qëndrojnë më tepër në shtëpi pranë familjarëve, transmeton Indeksonline.
E për ata që nuk kanë ardhur IKSHPK tha se lutemi që të shtyhen vizitat deri në kalimin e kësaj situate.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës!
Ju lutemi me shpirt:
QËNDRONI NË SHTËPI pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi!
Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj!
Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.
QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:
JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!
KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!
Nëse keni vendosur patjetër të vini në Atdhe keni obligim të detyruar të qëndroni 14 ditë të vetëkarantinuar!
Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetëkarantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetëkarantinës!
Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 na thirrni në qendrën e thirrjeve 03820080800 për informata të nevojshme!