Site icon Prishtinapress

Identifikohet numër i madh i manipulimeve me ujëmatës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka hasur në shumë manipulime me ujëmatës gjatë kontrollimit të zonave ku shërben: si Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë.

Sipas njoftimit të KRU Prishtina, identifikimi i manipulimeve me ujëmatës do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr. 06 / L – 074 , neni 314n konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë. Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët po vazhdojnë me veprime konkrete në terren. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet (me këste mujore 12 – 36 muaj ) varësisht nga shuma totale e borxhit”, thuhet në komunikatën e KR Prishtina të enjten.

Exit mobile version