Mund të ketë tingëlluar absurde, kur në nëntor të vitit të kaluar doktorët në Kinë vendosën të mbjellin një vesh artificial në dorën e një burri që kishte humbur veshin e tij.
Në këtë mënyrë pasi veshi të zhvillohej ata do ta bartnin aty ku kishte qenë veshi i vërtetë.
Por sado absurde të ketë tingëlluar, doktorët ia kanë arritur ta modelojnë veshin me anë të printimit 3D duke përdorur një nga brinjët e pacientit.
Përgjatë një operacioni që zgjati 7 orë këtë javë, doktorët larguan veshin nga dora e pacientit dhe e transplantuan atë në anën e majtë të kokës së tij.
Ky vesh artificial do të jetë në gjendje t’i kryejë të gjitha funksionet që një vesh normal parashihet të kryejë.