I vjen fundi orarit 12 orësh të Policisë së Kosovës, Qalaj tregon se kur do të kthehen në normalitet

0
10

Orarit të zgjatur prej 12 orësh të Policisë së Kosovës, duket se po i vije fundi.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Policia e Kosovës punoi me orar të tejzgjatur, prej 12 orësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha për Indeksonline se duke filluar nga e hëna do të kthehet orari i mëparshëm, pra tetë orësh.

Varësisht nga situata me virus, Qalaj tha se do të ndërmarrin veprimet e tyre nëse do të kthehet orari 12 orësh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme tha se brenda këtij muaji zyrtarët policorë do t’i marrin paratë shtesë.

Qalaj e konfirmoi lajmin duke thënë se janë dakorduar që shtesa dhe orët jashtë orarit, të paguhen gjatë këtij muaji.