Site icon Prishtinapress

I vjedhi telefonin, gjykata e dënon me tri vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit G.B për veprën penale vjedhje, nga neni 313 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari G.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimisi dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro. Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2019e tutje.

Të akuzuarit G.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I akuzuari G.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetes apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte shfrytëzuar situatën kur e dëmtuara D.M kishte qenë duke blerë gjësende në një kioskë, i akuzuari kishte arritur që nga xhepi i saj të merrte telefonin e saj dhe të ikte nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu të dëmtuarës dëm material në vlerë prej 600 euro”, thuhet në njoftimin për media.

I akuzuari G.B nga shkresat që posedon Gjykata njihet si recidivist i cili më herët kishte qenë i dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Exit mobile version