Site icon Prishtinapress

I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit

Mit’hat Parashumti i palëvizshëm prej katër vitesh përballej me probleme shëndetësore në boshtin kurrizor.

Mirëpo nuk ishte ky problem i vetëm që kishte pasur Mit’hati, pasi që ai nuk kishte as strehim, dhe për të kujdesej një serb në Graçanicë.

Rasti i Mit’hatit u paraqit në emisionin ‘Radar’ në televizionin Dukgjini. Në atë çast duket se një shpresë erdhi për Mit’hatin, pasi që humanisti Halil Kastrati kishte dëgjuar për historinë e tij dhe kështu kishte shprehur vullnetin t’i ndihmojë.
“Kam nevojë për shumë gjëra, për karrocë, për me më dërgu në banjë, për ushqim”, pati thënë Mit’hati.

Me të dëgjuar këto fjalë, humanisti, Halil Kastrati, së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, janë mobilizuar të ndihmojnë atë.

“E kemi parë historinë e axhës Mit’hat. Bëhet fjalë për kontrolle të mjekut, për barna e për banjo”, ka thënë Kastrati.

Mirëpo nuk u la vetëm me kontrolle mjekësore, pasi që Mit’hatit iu caktua data e operacionit.

Pas pese orë operacion çdo gjë rezultoi me sukses. Mit’hati u ngrit në këmbë dhe pas gjithë asaj kohe po i ndjente këmbët e tij.

“Pas operacionit më kanë ardh ndjenjat, më vinte fllad tek këmbët. Atëherë provova të ecë dhe eca”, ka thënë ai me plotë emocion.

Mirëpo Mit’hati nuk iu falenderua vetëm me fjale humanistit Kastrati, pasi që nga tani e tutje ai do të jetë vullnetar në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Exit mobile version