13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”, ish-deputetja e LDK-së i reagon regjisorit Agon Miftari: Të ftoj publikisht të përlahem me ty njëherë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka reaguar regjisorit Agon Myfari, pasi ky i fundit ka publikuar një shkrim në të cilin ka fyer zyrtaren e LDK-së.

“I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, shkruan Myftari në postimin e tij, që më pastaj e ka fshirë.

Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.

“Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, tha ajo.

Tutje ka i ka thënë Myftarit se nëse nuk i beson vetes, atëherë të marrë edhe Tomë Gashin me vete.

“Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet!

Tërmkolli ka paralajmëruar edhe përballje në Gjykatë.

“Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!”, ka përfunduar Tërmkolli në reagimin e saj.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles