10.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar.

Arrestimin e Shales e ka konfirmuar avokati Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij.

“Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Nuk di më shumë se ku apo kur. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës”, ka thënë Bullakaj në një prononcim për Indeksonline.

Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet.

Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles