24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

I jepet lamtumira e fundit Xhafer Deliut, të mbijetuarit në masakrën e Çikatovës

Në fshatin Polac dje është varrosur Xhafer Deliu, që ishte edhe i mbijetuar i masakrës së Çikatovës së Epërme. Ai ishte njëri ndër dy dëshmitarët e vetëm që mund ta dëshmonin para organeve të drejtësisë këtë masakër, por tash shanset për drejtësi janë zvogëluar, transmeton Veriu.info.

Përderisa në Kuvendin e Kosovës dje diskutohej për gjuajtjen me armë zjarri të Dardan Gashit, i vetmi që mori pjesë në këtë ceremoni varrimi ishte deputeti Bekim Haxhiu, i cili edhe e ka kujtuar përmes një shkrimi.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:

Sot në fshatin Polac iu dha lamtumira e fundit Xhafer Veliut, të mbijetuarit të masakrës së Çikatoves së Epërme.

Në Çikatovë u vranë nga ushtria serbe afër 100 shqiptarë. Edhe baca Xhafer ishte aty i rreshtuar në radhë për pushkatim , por fati deshi që të shpëtoj, ndërsa djali i tij 13 vjeçar nuk e pat atë fat.

Baca Xhafer, njëri nga dy dëshmitarët e masakrës së Çikatovës, nuk arriti të jetojë e të përjetojë drejtësinë për fëmijën dhe të ekzekutuarit e masakrēs së Çikatovës.

Sot vdekja do ta bashkojë me djalin e tij dhe të ekzekutuarit tjerë. Duke mbyllur kështu edhe një mundësi që krimet e luftës në Kosovë ndaj shqiptarëve nga regjimi serb të dokumentohen e dëshmohen para drejtësisë.

Baca Xhafer thoshte “Zoti ka deshtë qe unë me jetu e gjurmet e masakres se çetnikëve mos me humbë”.

Ai priti mjaft për zbardhjen e krimeve dhe denimin e merituar të atyre që bën gjenocid.

U prehsh në paqe Baca Xhafer,
Ngushëllime gjithë familjes!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles