Site icon Prishtinapress

I dha fund jetës duke u hedhur nga spitali, 65-vjeçari ishte vjehrri i politikanit të njohur shqiptar

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin “Covid2”në Tiranë, ku një pacient i infektuar me Covid-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.

Bëhet me dije se pacienti është identifikuar si Hasan Mira, 65-vjeç nga Klosi dhe është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Gjetani është zgjedhur nga PS në 2017, më pas ai iu bashkua LSI.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërkohë që Hasan Miri, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në intubimit.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që përsëritet vetëm brenda pak javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi pak javë më parë, 29-vjeçari Xhino Koça, i infektuar me Covid-19, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.

Kujtojmë se Xhino Koça po trajtohej në spítalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte ínfektuar me korónavirus, sémundje e cila mendohet që ti ketë rénduar gjendjen psíkologjike derisa vendosi të vetëvrítéj.

Exit mobile version