7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I dënuari për rekurtim në Siri flet nga qelia e burgut, ja çfarë thotë ai

Të dhënat zyrtare nga viti 2012 flasin se ishin më shumë se 100 shqiptarë, kryesisht djem të rinj, që ju kishin bashkuar grupeve të luftëtarëve të shenjtë që ndryshe njihen si xhihadistë, dhe të cilët po luftonin në Siri.

Sipas qeverisë shqiptare, pothuajse të gjithë iu bashkuan Al Nusrës – krah ky ushtarak i Al Kaedas ose ISIS-it. Sipas burimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, pjesa më e madhe ishin radikalizuar dhe rekrutuar në xhamit jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Xhamitë që mbeten jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë raportohet se i përkasin traditës shumë konservatore Selefi dhe rreth shtatë prej tyre, duke përfshirë edhe xhaminë e Mëzezit dhe të Unazës së re, janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e xhihadit të dhunshëm dhe rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe Al Nusrën.  Ndërkohë që opinioni shqiptar ishte i dyzuar në mes të luftës së shenjtë – xhihadit dhe praktikantëve fetar shqiptar që mbronin me fanatizëm predikimet paqësore të xhamive ku ata frekuentonin e që sipas tyre nuk kishte të bënte asgjë as me dhunë dhe as me xhihad të dhunshëm, terrorizmi gjithjë e më shumë po shtrihej nëpër botë duke marrë tashmë edhe përmasa të frikshme ndërkombëtare.

Kështu para autoriteteve shqiptare u paraqitën dy sfida të mëdha të sigurisë. Përveç ndalimit të radikalizimit lidhur me disa xhami, Shqipëria u përball edhe me kërcënimet që vinin si nga “eksportimi” i xhihadistëve ashtu edhe luftëtarëve të kthyer në vend. Në fillim të vitit 2014, janë të paktën 40 luftëtarë shqiptarë që janë kthyer nga Siria dhe është muaji shkurt i vitit 2014, kur parlamenti i Shqipërisë miraton paketën ligjore që e bënte, në pjesën më të madhe të rasteve, pjesëmarrjen në konflikte të armatosura dhe bashkimin në grupe ushtarake në vende të huaja, një vepër penale të ndëshkueshme deri në 8 vjet burg. Aktualisht shqiptarët rrezikojnë deri në 15 vjet burg për nxitje, rekrutim, financim dhe mbështetje të të tjerëve në konflikte të huaja.

Dhe janë pikërisht Ligjet e reja  që i hapën rrugë kontrolleve dhe arrestimeve të bujshme të Marsit të vitit 2014 Ky është operacioni më i madh që policia shqiptare ndërmorri kundër terrorizmit, që  solli dhe arrestimin e nëntë të dyshuarëve të akuzuar për shpërndarje të propagandës ekstremiste dhe rekrutim të shqiptarëve për të luftuar në Siri. Në pranga për këto akuza ranë Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mëzezit, Abdurrahim Balla, imam i xhamisë së Unazës së Re, Edmond Balla, Gerti Pashja, Orion Reçi, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Fadil Muslimani dhe Verdi Morava.

Ndërsa Almir Daci, një imam nga xhamia e Leshnicës në Pogradec, i cili besohet se ka humbur jetën gjatë luftes në  Siri,  nuk  mundi të arrestohej por gjykimi ndaj tij  vazhdon ende në mungesë  përsa kohë që gjykatës shqiptare nuk i është konfimruar zyrtarisht vdekja e tij. Në 30 nëntor gjykata e apelit për krime te rënda dha në total për 9 të arrestuarit  109 vite burg nga 126 që  kishte dhënë gjykata e shkallës së parë duke i shpallur fajtor për  të gjitha akuzat e prokurorisë, dënim i cili prej tyre u cilesua i padrejte dhe me ndikim amerikan.

Ky është Verdi Morava një prej nëntë të  akuzuarve  të cilin gjykata e dënoi me 10 vite burg duke e shpallur fajtor vetem për rekrutim. Nga qelitë e burgut 302 ku ndodhet që  nga dita e arrestimit, Morava tregon vuajtjet që po përjeton ai dhe familja, që nga dita e arrestimit.  Fillimisht dënimin me 10 vjet burg, 50 vjeçari Morava e quan të padrejtë  por jo edhe të papritur. Verdi Morava:  Dënimi ishte i pritshëm. Unë nuk mendoja se në “drejtësinë” shqiptare do të kishte një vendim më të drejtë se kaq, sepse i drejti do të ishte i pafajshëm. Po të paktën të ishte i zbutuar për shumë arsye që unë parashtrova.

Ai mendon se me gjithe kete bujë mediatike  kombetare dhe nderkombetare qëllimi është arritur.

Verdi Morava:  Ndërprerja e flukseve të ikjes për në Siri, ndërprerja e ligjeratave të ashtuquajtura radikale  të cilat unë as i kam ndjekur rregullisht sepse mua më kanë bërë pjesëtarë të grupit, jo vetëm anëtar të grupit të ashtuquajtur grup sepse është thënë edhe kjo nga Prokurori, por edhe si frekuentues i xhamive, gjë e cila nuk është e vërtetë.

Ndërsa pohon se nuk ka nxitur dhe dërguar askënd  për të luftuar  në Siri, e për 70 vjecarin Musafa Kuçi saktëson vetem se e ka shoqeruar ne aeroport

Verdi Morava: Kisha simpati sepse ishte një plak i urtë i lezetshëm, por që kofidencë nuk kisha. Në rastin e tij mund të mendohej që, ai ka dashur të shkojë pasi toka e Sirisë bën pjesë në tokën e Shamit dhe është një tokë e bekuar.

Morava është i bindur se Mustafai  nuk ishte për luftë  dhe njeren nga arsyet ai e sqaron.

Verdi Morava: Por ndoshta ka vajtur aty për një ndihmëse, për një lutje, për një dicka dhe ndoshta ditët e fundit të jetës së tij do ti mbyllte atje, ku ta di unë. Këto janë thjesht hipoteza të miat, por të thuash për rekrutim apo pregatitje të Mustafait për terrorizëm kjo është një idjotësi gjigandeste që vetëm një ashtuquajtur drejtësi shqiptare mund ta bëjë.

Si e përqafoi  besimin islam 10 vite më parë,  pse shkaktar ishte një problem shëndetësor dhe cila ishte arsyeja  që krahas praktimit të fesë ka nisur të ushtrojë edhe  mjekësinë alternative, Veri Morava rrëfen:

Verdi Morava: Im atë në media ka thënë se kam patur disa shqetësime nervore, por nuk kanë shqetësime, por pasoja këto shqetësime. Faktikisht askush nuk i jepte shpjegim sipas tij përvecse një Hoxhe. Shpejgim i dha vetëm një hoxhë i vjetër në Maqedoni. Sapo hyra në shtëpinë e tij e mori vesh se çfarë kisha. Unë më përpara jam marrë edhe me sport, pasi u shkatërrua edhe ana fiziologjike, mendova që të bëjë atë që të rregulloja organizmin nëpërmjet kësaj forme. Duke qenë edhe nga Korça kam njerëz të afërm atje dhe vajta. Pra njëkohësisht u mora me të dyja çështjet anënë materiale dhe anën shpirtërore dhe sa vija i kuptoja sepse edhe si natyrë jam edhe kurioz dhe kërkoj dhe duke i bërë pyetje hoxhës mësva shumë gjera dhe pranova më në fund islamin.

Tre vite pas arrestimit Morava bën një analizë të asaj që ka ndodhur me të dhe me  tetë të pandehurit e tjerë, ndërsa pohon se personat që  kanë shkuar për të luftuar ne Siri e kanë bërë me dëshirën e tyre.

Verdi Morava: Islami bën thirrje për vllazërim dhe ndihmësi të myslimanëve të tjerë nëse janë në vështirësi.

Po çfarë predikohej në xhamine e “unazës së re” për luftën e shenjtë – xhihadin dhe asaj të Mëzezit, dhe pse shume prej të larguarve nga xhihadi, dhe të arrestuarëve që mbështesin xhihadin, ishin besimtarë të kësaj xhamie?

Verdi Morava: I bashkoheshin kësaj sepse e ndienin nga brenda dhe donin të bënin këtë gjë.

Pra të gjithe kishin një ideal.

Verdi Morava: Kishte njerëz që Bujari tregon që i luteshin më ço, por unë nuk kisha lidhje në atë moment sepse , vetëm kurr merrnin ata, ky nuk i merrte dot. E ka deklaruar Bujari edhe në Gjykatë këtë. Pra lidhësi ishte Bujari për këto gjëra, por jo dërgim.

Persa i përket rekrutimit Verdi Morava  sqaron  se kishim të bëjme jo me njerëz te rekrutuar, por  vete ata kerkonin vajtjen ne luftën e shenjtë.

Verdi Morava:  Mund të them ckam dëgjuar personalisht sepse fjalëve të të tjerëve nuk dua ti referohem. Unë personalisht thirrje për rekrutim për të vajtur në Siri nuk kam dëgjuar.

Po për  Genci Ballen i cili ishte imam i xhamisë së unazës së re Morava sqaron:

Verdi Morava: Ka folur në mënyrë të tillë që i ka treguar padrejtësinë e kësaj lufte dhe po vriteshin njerëzit e pafajshëm. Unë kam bërë një rast vetë në internet që groposeshin fëmijë të gjallë.

Ndërkohë për thirrjet e Gencit ai tregon.

Verdi Morava: Kishte thirrje por ishin ato që ai nxirrte nga brenda vetes, që të gjitha këto padrejtësi ku janë myslimanët pse nuk ndihmojnë. Kjo ishte e përgjithshme, nuk është se u ka thënë personave në xhami ju shkoni.

Me disa nga të pandehurit e tjere thote se nuk ka patur njohje,  ndërsa pranon miqësine me Dimant Rashen një nga të vrarët ne luftë.

Verdi Morava:  Unë e kam njohur e di ça karakteri kishte ai djalë. Mua nuk më tha kur iku, e kam deklaruar këtë dhe nuk kam pse ta fsheh. Nëse aludimet apo fantazitë e akuzës që unë paskam rekrutuar nuk kishte lidhje me Diamantin, pasi Diamanti ishte i aftë të rekrutonte dhe nuk e rekurtoje dot. Ai ishte dhe komando dhe ka dalë nga më të mirët atje.

Per Diamntin Verdi Morava  kishte dëgjuar në xhami që kishte ikur në Siri.

Verdi Morava: Më tregonte i ati pasi kishte ikur, që Diamanti duke ndjekur internetin me tregonte shiko çfarë bëhet. Si përfundim ai iku atje sepse ndjente një revolt për brenda, sic tregonte i ati sepse mua nuk më kishte thënë.

Për 50 vjeçarin Shqipëria nuk ka rrezik nga terrorizmi, dhe sipas tij në Shqipëri nuk ka ekstremistë dhe këtë e thotë edhe për të arresturit e fundit, të cilët ndryshe nga nëntë të parët akuzohen drejtëpërsëdrejti për akte terroriste

Verdi Morava: Së pari për celula terroriste në Shqipëri apo për akte terroriste është thënë nga zyrtarë të ndryshëm, nga ministri, drejtori i policisë, kryeprokurori sidomos kur u akuzua Shqipëria nga mediat angaleze dhe italiane që nga  Shqipëri vjen rreziku i ashashit dhe i terrorizmit dhe ata u hodhën duke thënë në Shqipëri nuk ka terrorizëm sa grupe terroriste dhe në fakt në Shqipëri nuk ka grupe terroriste, mesa di unë. Ne nuk jemi as grup që të thuhet që përbëjmë grup jo më për grup terrorist.

Per rastin e konkret  ai shprehet:

Verdi Morava: Një dajlë që unë e njoh, është mjek pasi të tjerët nuk i njoh, është një djalë shumë i edukuar, i urtë në karakter dhe llogjikë, është mjek studioz dhe është shumë human dhe nuk mund ta besoj që si ai djalë të ketë patur dijeni për një akt terrorist dhe aq më tepër ta ketë mbështetur atë. Siç dimë vjen nisma nga Kosova, duke u nisur nga Lavdërim Muhaxheri që është thënë dhe këta paskan komunikuar me telefona dhe FB dhe për mendimin tim edhe më idioti po të jetë nëse bën dicka e tillë duhet ta bëjë të fshehtë dhe jo në këtë formë. Ky është mendimi im, pasi nëse e kanë bërë është punë e tyre. Këta shqiptarët mësa dëgjova do të ndaheshin në grupe dhe do ti shoqëronin në vende të caktuara dhe një nga këta ishte dhe Bekimi vetë.

Kjo për Verdi Moravën është e pabesueshme.

Verdi Morava: Nuk mund ta besoj që bekimi të ketë bërë dicka të tillë.

Prej tre vitesh së bashku me 8-të arrestuarit e tjerë Morava ndodhet i burgosur në pritje që Gjykata e Lartë të marrë në shqyrtim çështjen e tij, dhe nëse edhe këtu nuk gjenë drejtesinë ai thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare.

Verdi Morava: E nëse do të flasim për drejtësi unë nuk pres drejtësi në Shqipëri me gjithë ato gjëra që përfliten.

Pra ai nuk prêt drejtësi në Shqipëri.

Verdi Morava:  Unë nuk pres drejtësi në Shqipëri, ajo që unë pres është atje ku gjykatësit kanë dinjitet dhe kopetencë. Atje ku ata thonë që jam unë këtu dhe vendos unë sipas asaj që kam përpara dhe asaj që kam përpara me gjithë përgatitjen dhe kopetencën e tij. Nuk e diskutoj që do shkoj deri te Gjykata Ndërkombëtare. Mua dhe një ditë burg të më lenë që të më quajnë fajtor për diçka që nuk e kam bërë si në rastin konkret unë do ta ndjek pafajsinë deri në fund dhe e di që një ditë do ta gjej.

9 të pandehurit akuzohen për propagandë të dhunshme xhihadiste dhe rekrutim të rreth 70 luftëtarëve,  akuza që të gjithë i mohojnë. Ndërkohë debati për luftën e shenjtë dhe lidhjen që ka me praktikantët fetarë shqiptare dhe terrorizmin ndërkombëtarë vazhdon. Oranews

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles