Djali i skenaristit dhe producentit shqiptar, Gjergj Xhuvani, Konstandin Xhuvani, ka kërkuar leje nga drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Kostandin Xhuvani, ndodhet në burg për vrasje të katërfishtë, raporton Tch.
Gjergj Xhuvani u nda nga jeta ditën e sotme në Romë, ku ishte i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore së fundmi ishte përkeqësuar.
Konstadin Xhuvani ishte dënuar me 35 vite burg në vitin 2015-të. Kjo pasi ai kishte vrarë katër persona Rrugën e Elbasanit.