Site icon Prishtinapress

I akuzuari Naser Osmani nuk e përfillë kërkesën e Vjosa Osmanit, i hynë garës për deputet

Naser Osmani i LDK-së, do të jetë prap kandidat për deputet, për kundër aktakuzës që ka dhe përkundër paralajmërimit që kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, bëri duke thënë se njerëzit me aktakuza do të lihen jashtë listës së kandidmit nga LDK-ja.

Naser Osmani, në një përgjigjie për Gazetën NewBorn, ka thënë se është në listë dhe se vota e popullit vendos.

Kur është pyetur se a e ka hequr LDK-ja nga lista e kandidimit për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit, Osmani është shprehur shkurt ”Jo, jo. Vota e popullit vendos”, tha Naser Osmani.

Por mos pajtime për vënien e Osmanit në listën për deputet nga LDK-ja, ka shumë brenda këtij subjekti.

Të paktën kështu kanë thënë burime të Gazetës NewBorn, brenda LDK-së.

Exit mobile version