12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni përcjell mesazhin e Grenell: SHBA nuk do të shpenzojë para në ushtri dhe projekte tjera, në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të gjatë me ambasadorin Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Hyseni, i cili në Washington ka shkuar me autorizim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë një takimi të gjatë dhe shterrues, janë diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

“I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hyseni në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka thënë se Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.

Por, siç ka theksuar ai, mesazhi i ambasadorit Grenell ishte se “Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj”.

Po sipas Hysenit, Grenell ka thënë se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.

“E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump”, ka shkruar ndër tjerash Hyseni.

Postimi i plotë:

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Washington

Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.

Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.

I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hpaet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.

Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.

E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.

LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.

LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.

LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.

Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.(sic)

https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/1073405003017995

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles