8.2 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni: A po synon Kurti të krijojë komuna të reja me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane?

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion një etnik, ka ngritur dilemën nëse Kurti po synon të krijojë komuna me shumicë të komuniteteve të tjera.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur “mos ndoshta Albin Kurti synon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane???!!!…. dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë”.

“Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë”, ka shkruar Hyseni, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Një tjetër “lojë me fjalë” e Albin Kurtit

Siq raportohet në media, KM i Kosovës paska deklaruar sot: “Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, të mos krijojmë krahina që ndajnë qytetarët”.

Është vetëm lojë fjalësh apo dicka më shumë. Kjo mbetet të shihet! Sepse, ai e di që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.

Shtohet pyetja, mos ndoshta Albin Kurti syon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane???!!!…. dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë.

Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë.

Sipas kësaj ‘filozofie’ të Kurtit, edhe Kosova është një-etnike sepse është 90% shqiptare!!!

Jo, Kosova është shtet multi-etnik dhe multi-konfesional.

Ndonëse, vështire e besueshme, shpresoj që Kurti të ket patur guximin që Lajçakut dhe Palmerit, në takim, e pakta t’u ket thënë që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive e legjislative nuk mund të pranohet, sepse do të krijonte një rrafsh të ndërmjemë të pushtetit në Kosovë.

Këte të paktën, në vend të lojës së rrezikshme me fjalë!“(sic.), ka shkruar Hyseni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles