9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot (15 prill), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Masat e reja të qarkullimit në vend kanë për qëllim parandalimin, luftimin dhe eliminimin e pandemisë COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë duke respektuar dispozitat ligjore dhe frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike merr masat e paralajmëruara me vendime të veçanta për secilën komunë.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

Pas çdo intervali kohor, operatorët ekonomik janë të detyruar që gjatë 30 minutëshit që nuk ka lëvizje të qytetarëve të bëjnë dezinfektimin e hapësirës afariste, raporton Telegrafi.

Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve. Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI.

“Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve. Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë”, thuhet në njoftim.

Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Në varësi të rezultateve, vendimet do të rishqyrtohet jo më vonë se më 30 prill, 2020, në konsultim me IKSHPK-në.

Në vegëzat e mëposhtme i gjeni shembujt e vendimeve dhe anekset 1, 2 dhe 3.

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/04/Vendim.pdf?fbclid=IwAR1dBg3Oh-L8iKu0PyeRYhYAK5N95XhWt70lAR5dPkdOC05zXaqf_CxnY8I

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/04/Anekset.pdf?fbclid=IwAR27aNSxek5vMbmwr54kmXmMnuhRg5jHwOFltBO6gpOieyonoeQcHsUM0bQ

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles