Site icon Prishtinapress

Humb jetën këmbësori i aksidentuar në ‘Veternik’

Një person i cili ishte i përfshirë në aksidentin i cili ndodhi në fund të dhjetorit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, afër lagjes ‘Veternik’ ka humbur jetën.

Viktima i cili ishte këmbësor po merrte tretman në QKUK mirëpo nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra, përcjell prishtinapress.eu

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version