Site icon Prishtinapress

Humb jetën 56 vjeçari në Klinë nga goditja e Trenit

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njofton se sot rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Sipas njoftimit për media menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963).

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion. Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të
hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes””, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version