10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hudhet pjesërisht aktakuza ndaj Pal Lekaj

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hudhur pjesërisht aktakuzën ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës dhe aktualisht ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 10 prill 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, duke e ngarkuar me dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të përvetësimit në detyrë.

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka konfirmuar aktakuzën sa i përket veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, derisa e ka hudhur aktakuzën për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.Në aktvendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se sa i përket veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ndaj të akuzuarit Pal Lekaj, provat që i janë bashkangjitur aktakuzës nga ana e prokurorisë janë të pranueshme dhe qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në seancën e shqyrtimit kryesor.

Ndërsa sa i përket veprës penale të përvetësimit në detyrë, kjo gjykatë e ka hudhur poshtë këtë pikë të aktakuzës në mungesë provash.Kjo gjykatë e ka konfirmuar aktakuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim lidhur me subvencione edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, Ismet Isufi, Pashk Syla, Bekim Syla, Teuta Mejzini, Dafina Thaqi dhe Veli Hadaraga.

E njëjta gjykatë e ka hudhur aktakuzën për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare edhe ndaj Ismet Isufit, Pashk Sylës, Bekim Sylës, Teuta Mejzinit dhe Dafina Thaqit.Ish-kreu i Komunës së Gjakovës dhe aktualisht ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 31 maj të këtij viti.Ish-kreu i Gjakovës, Pal Lekaj së bashku me Ismet Isufin, Pashkë Sylën, Bekim Sylën, Teuta Mejzinin dhe Dafina Thaqin akuzohen se duke vepruar si zyrtarë të Komunës së Gjakovës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve.Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

“Vendimet që i ka lëshuar i pandehuri Pal Lekaj, mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjëlloj baze juridike e që shkojnë deri në shumën prej 631.671.82 euro”, thuhet ndër të tjerash në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, subvencionet janë autorizuar nga të akuzuarit pa mbikëqyrje nëse pagesat janë bërë ndaj fermerëve dhe duke mos pasur fare kontratë me kompaninë “UNION-VL” me ç’rast rreth 40% e mbi tre mijë fermerëve nuk kanë pranuar fare pagesat që janë autorizuar ndaj tyre.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë kaluar edhe kompetencat ligjore, sepse përveç fondit për subvencione, ata për subvencione kanë përdorur edhe linjat tjera buxhetore të Komunës së Gjakovës, duke i shkaktuar asaj një dëm të mundshëm deri rreth 250 mijë euro.Ndërsa, të pandehurit Pashk Syla, Bekim Syla, Teuta Mejzini dhe Dafina Thaqi, akuzohen se duke e qenë në cilësinë e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve për mbikëqyrjen e shpërndarjes së subvencioneve, kanë përpiluar raporte se kinse shpërndarje në teren e subvencioneve është bërë ashtu siç duhet, megjithëse rreth 40% e aplikuesve nuk kanë pranuar subvencionet.

Gjashtë të pandehurit akuzohen se me këto veprime, në periudha të ndryshme nga viti 2008 e deri në vitin 2014, në vazhdimësi kanë kryer veprat penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë rast, akuzohet dhe Veli Hajdaraga, i cili, sipas organit të akuzës, gjatë periudhës 2008-2015, ka dhënë informacione të pasakta se kinse të gjithë aplikuesit për subvencione kanë pranuar subvencionet dhe se ka lejuar që në vend të fermerëve që kanë qenë në lista për të marrë subvencione, të marrin persona tjerë që nuk kanë pasur të drejtë.

I akuzuari Hajdaraga, përveç veprës penale të mashtrimit me subvencione, akuzohet edhe për shmangie të tatimit në shumë prej rreth 35 mijë eurosh, sepse sipas prokurorisë, ai me qëllim të shmangies së pagesave të tatimit, ka deklaruar të ardhura më të vogla se ato në realitet për kompaninë e tij, “UNION-VL”.Prokuroria Speciale në aktakuzë ka treguar se numri i fermerëve që është dashur të intervistoheshin është mbi tre mijë, andaj me një numër të të intervistuarve është fituar trendi se 40% e përfituesve të subvencioneve nuk i kanë pranuar fare ato.

Andaj, shuma e saktë e dëmit të shkaktuar që është mundur të vërtetohet nga fermerët e intervistuar, sipas aktakuzës, është rreth 70 mijë euro.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles