18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhallarët japin mesazhin për 10-netët e Ramazanit

Këta besimtarë gjatë këtyre 10-netëve shtojnë namazin, lutjet, duat si dhe shumë vepra të tjera të mira me qëllim që të arrijnë këtë natë të madhe.

Me rastin e këtij muaji, xhamia “Abdul Kader Arnauti” në kryeqytet shtroi dje iftar ku mblodhi dhjetëra besimtarë në sofër të bereqetshme.

Lidhur me këtë, Imami i kësaj xhamie, Mulla Musa Sekiraqa falenderoi organizatorin e këtij iftari, Abdul Bakin. Ai me këtë rast tha disa fjalë se si duhet të kalohen 10-netët e fundit të muajit të Ramazanit.

“…E lusim Allahun xh.sh që të na bëjë kabull agjërimin që kena bërë sot ditën e Ramazanit. Pastaj e falenderojmë vëllaun tonë, Abdyl Bakin për ftesën që na ka bërë dhe na ka mundësu me u bë bashkë gjithë këtu në sofër të iftarit. Këto 10 netë të Ramazanit, janë të rahmetit është etapa e fundit e këtij muaji, prandaj, është e rëndësishme me intensifiku ibadetin me i dhënë rëndësi më shumë namazit,duave, lutjeve, dhikrit edhe në finale më dalë fitimtarë inshallahu dëshiron Allahu deri në fund të Ramazanit”, ka thënë hoxha Sekiraqa.

Më tej, një fjalë rasti pati edhe Hoxha, Burim Dalipi i cili po ashtu falenderoi organizatorin për iftarin. Ai tregon se si e ka përshkruar gjendjen e Muhamed a.s, bashkëshortja e tij, Ajsha në këto 10 netë të fundit të këtij muaji të madhërishëm.

Sipas tij, gjatë këtyre ditëve besimtarët myslimanë nuk guxojnë të mendojnë për punët e tjera.

“…Ne pejgamberin a.s e kemi model në të gjitha poret e jetës, njëherit e kemi edhe model dhe Yrrnek 10 netët e fundit të muajit të madh të Allahut. Personi më i afërt i pejgamberit a.s, bashkëshortja e tij ,Ajsha Radianllahu te ala na ka përshkruar gjendjen e pejgamberit a.s në 10 netshin e fundit të Ramazanit kur thoshte se “Pejgamberi a.s e jepte maksimumin në 10-tshin e fundit që nuk e jepte nëpër ditë apo netë të tjera, çdo moment të kësaj nate e ngjallte, me namaz, dua, Kuran, dhikër, istikfar e kështu me radhë. Njëri prej dijetarëve të umetit, Ebu Uthman En-Nehedi thoshte se myslimanët e mëhershëm i veçonin tri 10-tshe nga çdo sen tjetër, 10-tshi i fundit i muajit të Ramazanit, 10-tshi i parë i muajit Dhul Hixheh, para Kurban Bajramit edhe 10-tshi i parë i muajit Muharrem. Këto netë duhet ti dallojmë me namaz nate, duke e shfletu dhe lexu Kuranin librin e Allahut”, ka thënë Hoxha Dalipi.

Në fund, fjalën e pati edhe organizatori i këtij iftari, Abdyl Bakia i cili shkurtimisht tha se Allahu i nderoftë të gjithë ata që kanë marrë pjesë. Ai e falenderoi hoxhën që ua ka dhënë të lirë ta bëjnë këtë iftar.

Duhet theksuar se qëllimi i Natës së Kadrit është falja e të gjithave mëkateve që i kem bërë në vitin paraprak si dhe në këtë në vijim. Po ashtu në këtë natë mund që të pranohen lutjet tona që i bëjmë me sinqeritet të plotë.

Ndryshe, iftarët dhe syfyrat gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pa dyshim se kanë pasur “lezet”. Ku iftara të ndryshëm e të këndshëm kanë organizuar edhe personalitete të ndryshme në vend.

Më poshtë shikoni disa foto:

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles