12.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj viziton Tajlandën, partneri politik dhe ekonomik i Kosovës në Azinë Juglindore (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës në kuadër të turneut diplomatik që po zhvillon në Azi.

Ministri Hoxhaj në takimin me ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Don Pramudwinai ka diskutuar për nevojën e thellimit të raporteve politike dhe ekonomike mes dy shteteve tashmë kur është në proces e sipër hapja e Ambasadës së Kosovës në Tajlandë.

Tajlanda do të jetë një nga partnerët kryesorë të Kosovës në këtë pjesë të Azisë Juglindore premtoi kryediplomati i këtij shteti, ndërsa për Hoxhajn kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për shtetin e ri të Kosovës.

“Nga takimet që kisha me ministrin e Jashtëm, me kryetarin e Kuvendit dhe me deputetë të Parlamentit të Tajlandës, si dhe me Odat Ekonomike të këtij vendi, mund të them që Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë në Tajlandë. Ky vend është i interesuar që të ketë lidhje më të forta politike me Kosovën, bashkëpunim të mirëfilltë ekonomik dhe shkëmbim në mes të shoqërive tona, sikurse që është e interesuar ta mbështesë Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të shndërrohet në një vend mbështetës kudo që Kosova ka nevojë në Azinë Juglindore”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Tajlandës tha se e mirëpret hapjen e Ambasadës së Kosovës në Tajlandë dhe shprehu besimin se shumë shpejtë edhe Tajlanda do ta ketë ambasadën e saj në Prishtinë.

“Ideja është që t’i thellojmë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve tona. Të dyja vendet kemi shumë gjëra që qytetarët tanë mund t’i shfrytëzojnë. Ne besojmë që me këtë vizitë janë hapur rrugët për marrëdhënie edhe më të afërta me njëra-tjetrën”, ka thënë ministri i Jashtëm i Tajlandës, Don Pramudwinai.

Kryediplomati kosovar ka takuar edhe kryetarin e Parlamentit të Tajlandës, Pornpetch Wichitcholcha, të cilin e ka informuar për të arriturat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, dhe për nevojën për të rritur e zgjeruar lidhjet miqësore me shtetet e tjera përtej Evropës, veçmas me Azinë.

Po ashtu, është rënë dakord për të themeluar grupet parlamentare të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Tajlandës.

Një tjetër takim të rëndësishëm, Hoxhaj e ka zhvilluar me komunitetin e biznesit të Tajlandës, duke i informuar për potencialet investuese në Kosovë.

Në takim me drejtuesit e Odës Kombëtare Ekonomike të Tajlandës, Hoxhaj ka ngritur idenë e organizmit të një Forumit të përbashkët ekonomik gjatë këtij viti në Tajlandë dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Pas vizitës së javës që shkoi në Francë, Hoxhaj ka qëndruar në Azi duke vizituar katër shtete që e kanë njohur Kosovën si Singaporin, Brunein, Malajzinë dhe Tajlandën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles