Site icon Prishtinapress

Hoxhaj: Sot dhe kurdo do ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit me trenin ilegal serb të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

Pas ndalimit të tij të futet në Kosovë, Hoxhaj i cili ka qëndruar në Qeveri së bashku me Kryeministrin Mustafa, ka thënë se Kosova do të veproj njëjtë edhe herave të tjera për ta mbrojtur territorin, transmeton Indeksonline.

“Qeveria e Kosovës ndaloi sot trenin ilegal të nisur nga Beogradi. Me këtë provokim të ri, Serbia po tregon që është burim i konfliktit, jostabilitetit dhe provokimit. Është shtet që jeton me të kaluarën e errët. Por kurdo që ka nevojë, ne do të sillemi sërish në mënyrë shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e një shteti të ri e të pavarur që i kemi borxh shumëçka. Sjelljet e javëve të fundit të Serbisë janë një këmbanë alarmi edhe për partnerët tanë evropianë për të kuptuar drejt me çfarë mentaliteti millosheviçian kemi të bëjmë” ka thënë Hoxhaj.
Exit mobile version