10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Qeveria Veseli do ta përmbyll me njohje dialogun me Serbinë

Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hoxhaj  tha se me Serbinë nuk do të lejohen kompromise dhe nuk do të bisedohet asnjëherë për tema të brendshme.

Përmbylljen e një sfide të madhe historike e quan si fundin e këtij procesi, duke shtuar nuk do të ketë më proces të stërzgjatur të dialogut, por njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu nuk është një temë popullore në Kosovë, për atë PDK-ja ka paguar edhe çmim, por dialogu është i rëndësishëm për ta përmbyllë shtet-ndërtimin e Kosovës, për ta bërë Kosovën një shtet i cili mbi vetën e saj si ndërtesë politike e ka kulmin dhe kulmi jonë shihet atëherë kur ne e ngritim lartë flamurin e Kosovës në OKB, prandaj edhe dialogu do të jetë një prioritet, por duhet të jetë i shkurtë dhe jo i stërzgjatur dhe në asnjë formë nuk do bëjmë me Serbinë asnjë kompromis për tema dhe çështje të brendshme të Kosovës, por duhet të rregullohet një raport më bilateral Kosovë-Serbi e cila do të ishte përmbyllje e fundit e një sfide të madhe historike”.

“Për PDK-në, si një parti që ka udhëhequr shtet-ndërtimin e Kosovës, ne kur kemi ardhur në pushtet kemi pas fatin që ta udhëheqim edhe procesin e pavarësimit të Kosovës, ne e kemi menaxhuar një proces të tillë, e kemi përmbyllë mbikëqyrjen ndërkombëtare, e kemi vendosë Kosovën në hartë, dialogu do duhej të ishte faza e fundit e përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës dhe një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm PDK-ja dhe kur zoti Veseli të jetë kryeministër”, tha Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Hoxhajt, dialogu është një proces jetik dhe prioritet i dorës së parë për Kosovën, me ç’rast me përfundimin e këtij procesit, do të përmbyllet edhe shtet-ndërtimit i Kosovës.

“Të njëjtën kohë për neve dialogu është një prioritet i dorës së parë dhe dialogu ka të bëjë me interesin jetik të Kosovës, që të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës, ndërsa ne shtet-ndërtimin e Kosovës, mund ta përmbyllim vetëm nëse e kemi mbështetjen amerikane dhe mbështetjen evropiane dhe historia e këtyre 20 viteve dhe veçanërisht trashëgimia e PDK-së fol për atë që ne jemi kanë ata të cilët e kemi bë partnerë edhe Amerikën edhe Evropën, në raport me Kosovën”.

“Mendoj që ajo se çfarë i ka ndodhë Kosovës duke qenë të lirë në këto 20 vitet e fundit dhe ne e kremtuam 20-vjetorin e lirisë dhe këtë vit e kremtuam 11-vjetorin e pavarësisë, liria dhe pavarësia e Kosovës, shtet-ndërtimi i Kosovës, do të ishte i pamundur pa mbështetjen amerikane dhe evropiane dhe asnjëherë nuk duhet që këtë raport të veçantë dhe këtë lidhje të shenjtë që ta dëmtojmë me Amerikën, ngritja e Kosovës si shtet ka ndodhë falë ngritjes së Amerikës si superfuqi, ngritjes dhe zhvillimit të Bashkimit Evropian si komunitet i shteteve evropiane”.

Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë një qëllim politik i Kosovës, përderisa thotë se ai qenë bajraktari i kësaj nisme.

Sipas tij, me vendosjen e taksës është tentuar të ushtrohet sovraniteti i brendshëm i shtetit.

Hoxhaj shprehet se Bashkimi Evropian (BE), ka ndjekë një politikë të diskriminimit për Kosovën, e sidomos ndaj procesit te liberalizmit të vizave.

Ai thotë se BE-ja nuk e shpërblyer përpjekjen e Kosovës për shtet-ndërtim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles