3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: PDK nuk do të bëhet palë për një president që përçan Kosovën dhe e izolon nga jashtë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë sot se janë të gatshëm të bisedojnë me çdo parti politike për çështjen e presidentit, por siç tha ai nuk do të bëhen palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se PDK nuk do të lejoj që të shantazhohet dhe dikush ta merr peng shtetin e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Hoxhajt:

Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!

Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles